Hashim Thaci: Kosova ka tendenca pozitive
INTERVISTA/ Kryeministri i Republikes se Kosoves, flet ne prag te zgjedhjeve vendore te 15 nentorit. Keto jane zgjedhjet e para pas shpalljes se pavaresise. Si po e perballon qeveria kete sfide te re? Hashim Thaci flet edhe per perfshirjen e pakicave, Raportin e Progresit, marredheniet me Gjermanine dhe krijimin e mediave te pavarura
Me 15 nentor zhvillohen zgjedhjet komunale. Kjo eshte sfida e pare zgjedhore per qeverine e Kosoves, si shtet i ri. Si e vleresoni ju kete ngjarje dhe cfare masash ka marre qeveria qe t'i perballoje me sukses zgjedhjet?
Zgjedhjet e 15 nentorit te ketij viti jane jashtezakonisht te rendesishme per Kosoven. Eshte procesi i pare elektoral ne Kosoven e pavarur, demokratike, sovrane dhe shume etnike. Eshte procesi i pare i konkurrences se lire ne nivel lokal per spektrin politik. Por ky proces elektoral eshte me teper se sa i konkurrences se projekteve te partive politike. Zgjedhjet e 15 nentorit kane vleren dhe rendesine nacionale. Ne kete drejtim deshiroj te falenderoj gjithe spektrin politik per fushaten e qete dhe demokratike, per konkurrencen e mirefillte demokratike. Kjo po tregon se ne po zhvillojme demokracine e re, se po e zhvillojme nje vend shumetnik, nje vend me perfaqesim shumeperfshires ne jeten e re demokratike. Pra i besoj plotesisht suksesit me 15 nentor, suksesit te shtetit te Kosoves.
Sukses qe ju pretendoni nuk mund te kuptohet pa pjesemarrjen e pakicave ne keto zgjedhje, vecanerisht te pakices serbe. Megjithe kembenguljen e Beogradit per mosdaljen e serbeve ne zgjedhje, ekziston nje angazhim konkret i tyre per te marre pjese. Eshte kjo aftesi e qeverise suaj zoti Thaci, apo e vete partive politike qe perfaqesojne keto pakica?
Une jam ne kontakt te vazhdueshem me te gjitha komunitetet ne Republiken e Kosoves. Edhe me serbet, boshnjaket, ashkalijte, turqit, e tjere. Dite me pare isha edhe ne vizite tek serbet. Jam shume i inkurajuar me vendosmerine e komunitetit serb per tu perfaqesuar, per t'u inkuadruar ne jeten e re demokratike ne Republiken e Kosoves. Eshte me rendesi te theksohet se edhe pse jane zgjedhjet e para ne Kosoven e pavarur, participimi i serbeve do te jete me i madhi ne historine e Kosoves. Prandaj ky sukses eshte nje sukses i jashtezakonshem i institucioneve te Republikes, eshte nje mrekulli per Kosoven dhe eshte suksesi qe garanton reformat demokratike, qe garanton perspektiven evropiane te Republikes se Kosoves, qe garanton paqen dhe stabilitetin, bashkepunimin rajonal dhe perspektiven e gjithanshme te zhvillimit ekonomik.
Nderkohe vendet fqinje si Shqiperia dhe Maqedonia paten mjaft probleme ne zgjedhjet e tyre te fundit. Ne Shqiperi opozita vazhdon te bojkotoje parlamentin. Kurse ju zoti Thaci jeni shume optimiste. Ku bazoheni per kete?
E para nuk deshiroj te bej paralele me asnje vend per procesin elektoral te Kosoves, sepse Kosova ka nje tradite te mire demokratike sa i perket organizimit te zgjedhjeve. Ne jemi shembull dhe do te vazhdojme te jemi te tille. Ne Kosove ka pasur gjithmone tradite qe fituesi te jete fitues dhe te pergezohet per kete, por edhe humbesi te pranoje rezultatin zgjedhor. Ne kete drejtim kam besim te plote se nuk do te kete dilema dhe nuk do te lejojme qe te kete dilema. Pra rastet e krahasimeve te tilla nuk do te tolerohen per shkak te vetedijes se larte te spektrit politik kosovar dhe gjithe atij qytetar.
Por krahas sukseseve zoti Thaci, nuk mungojne edhe kritikat. Raporti i fundit i Progresit i vuri ato ne pah keto dite ne menyre shume konkrete. A pajtoheni ju me kritikat per zhvillimet e brendshme te vendit? Cfare merrni persiper si qeveri per te ndryshuar imazhin e Kosoves?
Raporti i Progresit eshte nje raport real. Ne e kemi mirepritur si qeveri e Kosoves. Eshte nje raport qe vlereson stabilitetin institucional te Kosoves, jeten e re demokratike, stabilitetin politik, respektimin afirmativ te minoritareve, zotimin tone per te implementuar dokumentin e presidentit, per te respektuar kushtetuten dhe ligjet qe vlereson fillimin e reformave ne ekonomi, ne legjislacion dhe ne politike. Ne te njejten kohe dalin edhe zotime, dalin sfida te reja per institucionet ne vecanti. Eshte per tu falenderuar qe sfida e qeverise se Kosoves pershendetet dhe percillet si sfide. Pra lufta kunder korrupsionit, kunder krimit te organizuar, lufta kunder dukurive negative pershendetet nga komuniteti nderkombetar. Pra ne do te punojme vazhdimisht qe te kete rend dhe ligj, qe te kete nje beteje zero tolerance kunder fenomeneve negative. Me kete rast deshiroj te theksoj se pikerisht suksesi qe kemi arritur ne Kosove ne keto dy vitet e pavaresise beri qe ne te fitojme autoritetin, te fitojme perspektiven europiane per Republiken e Kosoves, te fitojme te drejten e dialogut per liberalizimin e vizave, per marredhenie nderkombetare dhe per procesin e asociim-stabilizimit. Kjo eshte nje arritje historike per Kosoven.
Ju nderkohe i kishit konstatuar keto mangesi edhe me pare? Sepse krijohet pershtypja se vetem kur nderkombetaret i bejne ato publike, reagon qeveria. Per korruspionin si nje fenomen mjaft i demshem per nje shtet foshnje ka pasur gjithmone kritika si brenda edhe jashte Kosoves? Cili eshte mendimi juaj?
Kosova nuk eshte vend i izoluar nga bota tjeter demokratike. Keto raporte te progresit nuk behen vetem per Kosoven, behen per te gjitha vendet e Bashkimit Evropian, ne vecanti per vendet e rajonit tone. Verejtjet qe jane paraqitur ne raport per Kosoven, apo sfidat qe jane paraqitur per Kosoven i kane edhe disa vendet te tjera anetare te Bashkimit Evropian. Por lufta e madhe kunder korrupsionit ka bere qe ne te fitojme perspektiven evropiane. Qeverisja e mire, sundimi i ligjit, transparenca, ka bere qe ne te fitojme kete perspektive. Ne kete drejtim ne jemi partnere me nderkombetaret.
Ne kuader te integrimit ne Bashkimin Europian, ende pese vende anetare nuk ju kane njohur si shtet, zoti Thaci. Si do te arrini qe edhe keto vende te behen pjese e vendeve te tjera per t'ju njohur si shtet i pavarur, pasi kjo mbase do t'ju jepte me shume shanse per tu bere anetare e saj?
Ju e dini qe Bashkimi Evropian vepron me vendime unike dhe Bashkimi Evropian e perkrah ne menyre unike Kosoven. Edhe vendet qe jane ne proces te njohjes: Spanja; Greqia, Sllovakia Rumania dhe Qiproja megjithese nuk e kane njohur Kosoven e perkrahin plotesisht Kosoven. Dhe ky eshte mesazhi me unik i Bashkimit Evropian per Kosoven, per paqen, per stabilitetin ne rajon dhe perkrahin perspektiven evropiane. Perspektiva everopiane qe u tha nga Komisioni Evropian eshte nje vendim unik i Bashkimit Evropian, pra edhe i vendeve qe nuk e kane njohur.
Po emerimi ne Mitrovice i ambasadorit italian nga BE-ja, cfare do te thote zoti Thaci? Aty ka shume perfaqesues nga organizma nderkombetare, a nuk mjaftonin ato?
Eshte vetem nje interesim me i theksuar, me konkret qe do te ndikoje ne arritjen e rezultateve me te mira ne kete qytet apo rajon, te angazhimit te komunitetit vendor dhe atij nderkombetar.
Po nga Gjermania cfare prisni zoti Thaci? Si e shihni te ardhmen e bashkepunimit mes Kosoves dhe Gjermanise?
Konkretisht pres vazhdimin e marredhenieve bilaterale te shkelqyeshme ne te gjitha aspektet. Pres qe te kemi nje prezence edhe me te madhe ekonomike te investitoreve gjermane, te cilet jane te mirepritur dhe nga ne do te kene mbeshtetjen e duhur dhe te plote. Pres investime konkrete ne sektore te vecante, si ne ate te sigurise qe eshte shume i rendesishem. Falenderoj autoritetet gjermane, shtetin gjerman per mbeshtetje te jashtezakonshme qe i ka dhene vazhdimisht Kosoves. Marredheniet tona do te thellohen ne te ardhmen edhe me shume.
Pse ka Kosova nje renie ne drejtim te kritereve bashkekohore per mediat? Raporti i fundit "Reportere pa kufij" e publikoi dite me pare kete fakt. A jane mediat te pavarura dhe a respektohet liria e shtypit? Sa ka ndikim pushteti tek mediat?
Angazhimi im ka qene, eshte dhe do te mbetet gjithmone mbeshtetja e plote dhe e zhvillimit te mediave te pavarura ne Republiken e Kosoves. Sepse sa me teper te kemi media te pavarura do te kultivojme demokracine me teper. Ne kete drejtim nuk do te kete asnje dileme dhe mendoj se cdo dite e me teper, cdo vit e me teper mediat e pavarura ne Kosove po arrijne kriteret e duhura bashkekohore Sigurisht qe ne e dime se ka dobesi, por iu takon te gjitheve qe t`i evitojne keto mangesi. Kjo u takon ne radhe te pare editoreve, pronareve, organizatave joqeveritare. Natyrisht qe ketu ben pjese edhe spektri politik, qytetar, shteteror dhe ai nderkombetar. Gjithsesi, Kosova ka tendenca pozitive. DW