Idrizi: Camet dhe minoritaret, ura bashkepunimi mes fqinjeve
Drejtuesit e Partise Drejtesi dhe Unitet vijuan turin e tyre te takimeve me mbeshtetesit edhe ne qytetin e Sarandes. Kryetari i PDU-se, Shpetim Idrizi ne fjalen e tij perpara qytetareve, theksoi nevojen per bashkepunim mes Shqiperise dhe Greqise, si edhe mes popullsise came dhe minoritetit grek ne vendin tone. "Camet dhe minoritaret jane urat e verteta te bashkepunimit dhe te miqesise, jo vetem midis tyre por dhe midis dy vendeve Greqise dhe Shqiperise, si dy vende fqinj. Dy vende qe kane perjetuar ne menyre te perbashket momente te mira dhe te veshtira, ne historine e trazuar te Ballkanit",-tha Idrizi. Ai paraqiti perpara te pranishmeve objektivat dhe programin e PDU-se dhe theksoi se nuk kemi te bejme me nje parti came, por me nje parti qe ka ne qender te vemendjes, te gjitha ceshtjet kombetare. "PDU do te jete partia e interesit kombetar, e zgjidhjes se ceshtjes kombetare, kudo neper Ballkan: Ne Kosove ku aspirata kryesore eshte njohja e pavaresise, mbushja me lende e shtetit me te ri ne Evrope. Ne Maqedoni ku aspirata kryesore eshte perparimi i statusit kombetar te shqiptareve", deklaroi Idrizi. Ai po keshtu theksoi faktin se PDU eshte nje parti e te gjithe emigranteve shqiptare, kudo qe ata jetojne. Nga Saranda, Idrizi njoftoi gjithashtu edhe per krijimin e organizates rinore te partise, Klubit te Patrioteve te Rinj. "Ne jemi te bindur qe jemi ne rrugen e duhur, deri tani jane rreth nje mije te rinj e te reja, qe do jene pjese e forumeve te PDU dhe ata kane vendosur te krijojne organizaten e tyre", theksoi kreu i PDU-se.