E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlini paralajmëron Athinën: Reforma ose do vëmë veton ndaj paketës financiare

13-08-2012 / Gazeta 55

Gjermania do kundërshtojë ndihmën financiare nëse reformat janë të ngadalta


Gjermania do të vendosë veton e saj për ndihmat e reja evropiane për Greqinë nëse reformat në vend do të jenë të ngadalta. Deklarata vjen nga Mikael Fuks, drejtues i lartë i partisë së kancelares gjermane, Angela Merkel. Nëse Gjermania do të bindet se Greqia nuk ka respektuar impenjimet, do të përdorin të drejtën tonë të vetos, ka thënë Fuks, që është zëvendës president i grupit parlamentar i partisë CDU. Gjermania ka arritur në kufijtë e saj, ka shtuar ai. Edhe nëse e shohim gotën gjysmë plot, kjo nuk mjafton për një paketë të re ndihmash. Gjermani nuk do ta pranojë. Ekonomia e parë evropiane është njëkohësisht kontribuesi i parë për fondet e shpëtimit në zonën euro. Gjermani është në pritje ashtu si dhe partnerët e tjerë evropianë, të gjysmës së parë të shtatorit. Një raport i ri në këtë kohë, i Bankës Qendrore Evropiane, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimit evropian do të publikojë dhe ecurinë e reformave në Greqi si dhe programin ekonomik të qeverisë greke. Raporti do të vendosë nëse Greqia do të marrë ndihmën tjetër prej 31.5 miliard eurosh kredi të parashikuara në kuadër të planit të dytë të ndihmave dy vjeçare të aprovuar në shkurt në favor të Athinës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›