E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbja nga Milani e ringjalli Arsenalin

Humbja e thellë 4-0 në udhëtim nga Milani në shkurt e ringjalli Arsenalin, ka thënë ish mesfushori i gjigantit londinez Emmanuel Petit.

Arsenali ka fituar gjashtë prej shtatë ndeshjeve të fundit pas humbjes nga Rossonerët dhe është ngjitur në pozitën e tretë në Premierligë.

“Ndoshta ata janë përmirësuar pas kritikave dhe turpërimit nga Milani. Ndoshta u është nevojitur ajo të kuptojnë se çka janë në gjendje të bëjnë në fushë”, deklaroi Petit për BBC Sport. Arsenali mposhti Milanin 3-0 në ndeshjen e kthimit, por u eliminua nga Liga e Kampionëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›