E Shtunë, 31 Tetor 2026

Misioni i (pa)mundur

Milan do të udhëtojë drejt Londrës me të vetmin qëllim – ta përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë dhe të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Mirëpo, atje do të hasë në lojën ofanzive, të cilën e paralajmëron menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp. Edhe në sfidën tjetër në mes të Schalkes e Valencias, mundësitë janë të hapura. Nga Express më 09 mars 2011 në ora 09:57

Përballja ndërmjet Tottenhamit dhe Milanit është një sfidë interesante e ndeshjeve të kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve. Statistikat nuk flasin mirë për Rossonerët në Londër.

Ekipi italian e ka fituar vetëm një nga 14 ndeshjet e fundit të zhvilluara në Angli, derisa Spurs i kanë fituar të gjitha, 4 ndeshjet që i zhvilluan në shtëpi këtë sezon në këtë kompeticion.

Sidoqoftë, barazimi është gjithë ajo që do t’u mjaftonte londinezëve, në një ndeshje e cila pritet të jetë e hapur. Ata do të llogarisin në të rikthyerin në formë, Jermain Defoe dhe të rikthyerin nga lëndimi, Gareth Bale. Hotspur e fituan ndeshjen e parë në San Siro, 1:0, kështu që 90-minutëshin e dytë do ta nisin me avantazh.

“Mendoj se ne bëmë gjithçka, për ta bërë Milanin që të vuajë në ndeshjen e parë. Mirëpo, kur je në avantazh, në ndeshje të dyfishta, nëse mendon se ke kryer punë, nuk je në rregull. Nuk është normale për ne të rrimë duarkryq, pasi udhëheqim 1:0 nga 90-minutëshi i parë. Ne do ta zgjedhim një ekip sulmues, me Lennon në të djathtë e Bale në të majtë”, ka thënë menaxheri i Spurs, Harry Redknapp.

Gjithashtu, ai mund të llogaritë edhe në mesfushorin Rafael Van der Vaart, që kthehet nga lëndimi. Megjithëkëtë, tifozët Rossonerë do të shpresojnë në dështimin e mbrojtjes jostabile të Tottenhamit, e cila pësoi 3 gola të dielën, në barazimin 3:3 me Wolves.

Rossonerët do të luajnë pa mesfushorin luftarak, të suspenduarin Gennaro Gattuso, i cili e shënoi golin e fitores ndaj Juventusit, në fundjavë. Lajm i mirë për tifozët e Milanit është se mesfushori Kevin Prince Boateng e ka lënë prapa lëndimin dhe ka udhëtuar drejt Londrës.

Massimiliano Allegri nuk do të mund të llogaritë as në lojtarët e lënduar si Pirlo e Ambrosini, e as në van Bommel e Cassano, që nuk kanë të drejtë loje, por trajneri italian beson në lojtarët që i posedon dhe është optimist për fitoren e skuadrës së tij.

“Nuk shoh arsye pse të shkojmë në Londër duke mos menduar që të fitojmë. Milani do të bëjë gjithçka që të kualifikohet në çerekfinale”, ka thënë trajneri i Milanit, i cili shton se e ka studiuar mirë lojën e Gareth Bales dhe se e ka gjetur mënyrën se si ta ndalë atë.

Në sfidën tjetër, përballë njëra-tjetrës do të vihen Schalke e Valencia. Ndeshja e parë ka përfunduar baras, 1:1, ndërsa në atë të kthimit do të vendosë një moment

Liga e Kampionëve

E teta e finales - E mërkurë

Tottenham – Milan20:45
Schalke-Valencia20:45

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›