E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlusconi: Largohem nga politika kur Italia të jetë një vend liberal

“Impenjimi im me politikën nuk ka përfunduar, por në zgjedhjet e ardhshme duhet një ndryshim i përgjithshëm”. Kështu ka deklaruar ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, në një intervistë për të përjavshmen “CHI”, ku ka folur për situatën politike në Itali dhe vështirësitë e manovrës financiare të qeverisë Monti.

Berlusconi tha gjithashtu se do të heqë dorë nga politika vetëm kur Italia të jetë një vend vërtetë liberal.
 

“ Dhashë dorëheqjen sepse Italia në një moment të vështirë kishte nevojë për unitetin dhe solidaritetin maksimal të forcave politike. Duhej një sakrificë dhe unë e bëra për të përballuar këtë fazë”-tha ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›