Tarek al-Hashemi: Nuk kam bërë asnjë mëkat ndaj Irakut

Zëvendës presidenti irakian, Tarek al-Hashemi ka mohuar akuzat rreth supozimeve se ai ka urdhëruar vënien e bombave që kishin si objektiv zyrtarë të qeverisë dhe siguris.
Ministria e Brendshme bëri të ditur gjatë ditës së djeshme lëshimin e një flete arresti kundër Al-Hashemit, lidhur me akuzat për terrorizëm, pasi, siç thanë autoritetet, rrëfimeve të terroristëve që kishin lidhje me Al-Hashemin.
Atij gjithashtu i është ndaluar udhëtimi jashtë vendit.
Duke folur sot në Arbil, Al-Hashemi tha se ai nuk ka bërë asnjë mëkat kundër Irakut. Akuzat rreth tij ai i cilëson si të fabrikuara.
Arrestimi Tariq al-Hashemi dhe akuzat për terrorizëm ndaj tij shihen si provë e shtimit të krizës politike pas tërheqjes së ushtrisë amerikane nga ai vend.