Kriza në Eurozonë, Suedia redukton normën bazë të interesit

Suedia ka reduktuar për herë të parë që prej korrikut 2009, normën bazë të interesit, lëvizje kjo që synon të zbusë efektet e krizës së Euruzonës në vendin që përdor monedhën krona.
Banka Qëndore e Suedisë reduktoi normën bazë të interesit në 1,75%. “Zhvillimi i dobët i ekonomisë së monedhës së përbashkët euro po krijon pasoja të mëdha edhe në ekonominë suedeze”, lexohej në një komunikatë të Bankës Qëndrore.
Kryesisht, Suedia është dëmtuar nëpërmjet uljes së ndjeshme të kërkesës për prodhimin e saj, ndërsa parashikimet flasin për një reduktim të mëtejshëm të eksporteve në vitin e ardhshëm.
Ditën e hënë, shtëpia gjigante automobilistike suedeze, “SAAB”, lajmëroi për tërheqjen e saj përfundimtare nga tregu, duke shpallur falimentimin.