E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlusconi do të rikandidojë për kryeministër

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, do të rikandidojë në postin e kryeministrit.

Lajmi publikohet nga gazeta italiane, “Corriere della Sera”, sipas të cilës sondazhet e fundit që kanë mbërritur ne tryezën e Berlusconit flasin për të dhëna, ndaj të cilave ai nuk mund të jetë indiferent.

Nga sondazhet e kryera rezulton se një PDL pa Berlusconin nuk do të arrinte të merrte as 10 për qind të votave, ndërsa kandidatura e Angelino Alfanos për postin e Kryeministrit, me Berlusconin në lojë si president i Partisë, mund të sigurojë një mbështetje rreth 18 për qind të votuesve.

Ndërsa nëse Berlusconi do të jetë në garë për Presidencën e Këshillit, me një skuadër drejtuesish të rinj, nga votuesit do të sigurohej një mbështetje prej 30 për qind.

Sigurisht ky rezultat nuk do të mjaftonte për të marrë drejtimin e vendit, por do t’i jepte Berlusconit dhe partisë së tij një rol vendimtar për legjislaturën e ardhshme, sidomos nëse arrihet të krijohet një koalicion i madh që do ta ri-ngritë vendin dhe do të sigurojë rrugën për daljen nga kriza ekonomike.

Kështu që pas konsultimeve me përfaqësues të partisë së tij, Berlusconi ka vendosur të futet sërish në lojë, ashtu siç premtoi kur u largua pak kohë më parë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›