Berlusconi, përsëri kritika për Leonardon

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka kritikuar trajnerin Leonardo për numrin e paktë të golave të shënuara nga ekipi. Rossonerët kanë realizuar vetëm gjashtë gola në shtatë ndeshjet e fundit dhe tri prej tyre erdhën në udhëtim te Cagliari javën e kaluar.
“Sulmuesit tanë janë duke luajtur shumë larg portës. Si mund të shënojmë gola duke luajtur kështu”, është cituar Berlusconi nga disa të përditshme sportive italiane të premten. Kjo nuk është hera e parë që Berlusconi kritikon taktikën e trajnerit Leonardo. Ai thuhej se kishte fikur televizionin gjatë humbjes 4-0 nga Manchester United në Ligën e Kampionëve muajin e kaluar.
Më pas, Leonardo kishte sfiduar Berlusconin ta shkarkonte nëse nuk është i kënaqur me punën e tij. Në kohën e fundit kanë filluar të qarkullojnë spekulime se Leonardo do të largohet në Milan gjatë verës. Ai konsiderohet kandidat për pasardhës të Carlos Dungas në postin e selektorit të Brazilit pas Kampionatit botëror në Afrikën e Jugut.