Ferguson i beson ende Berbatovit

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka insistuar se ende ka besim te Dimitar Berbatov, pavarësisht aktivizimit të rrallë të sulmuesit në muajt e fundit. Reprezentuesi bullgar ka qenë rezervist këtë sezon në Old Trafford, pasi Ferguson vendosi për inkuadrimin e Wayne Rooneyt si sulmues i vetëm në ndeshjet kryesore.
Përforcimi më i shtrenjtë i klubit, me vlerë prej 30.75 milionë funta, ishte rezervist edhe në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut të mërkurën, derisa Djajtë e Kuq u eliminuan nga gara. 29 vjeçari është kritikuar nga tifozët e klubit për lojën e ngathtë pas transferimit nga Tottenham në verën e vitit 2008, por Ferguson është i kënaqur me të.
“Po, i besoj atij. Ai është futbollist i mirë dhe nuk ekziston asnjë arsye të dyshojmë në këtë. Dimitar është paraqitur mirë në disa ndeshje, por së fundi kam preferuar të luajmë me një sulmues”, tha Ferguson për Sky Sports News të premten. Berbatov mund të pretë konkurrencë më të madhe sezonin e ardhshëm, pasi klubi njoftoi për transferimin e sulmuesit meksikan Javier Hernandez.