E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlusconi si Hitleri

Umberto Eco, një prej romancierëve më të njohur të Italisë, nga nxitur zemërim brenda dhe jashtë Italisë, duke e krahasuar Silvio Berlusconin me Adolf Hitlerin. Nga Express më 28 shkurt 2011 në ora 13:52

Eco ishte duke iu përgjigjur një pyetjeje rreth asaj nëse duhet tërhequr paralele ndërmjet kryeministrit italian dhe Hosni Mubarakut, presidentit të rrëzuar së fundmi të Egjiptit, apo me presidentin e Libisë Muammar Gadaffi.

“Thënë në mënyrë intelektuale, një krahasim mund të bëhet edhe me Hitlerin, i cili gjithashtu u ngrit në pushtet me zgjedhje të lira”, ka thënë Eco, i cili së fundmi ka marrë pjesë në një protestë anti-Berlusconi në Milano.

Siç njofton The Telegraph, autori i romanit “Emri i trëndafilit” ka qenë në Panairin e Librit në Jerusalem kur ishte pyetur rreth refuzimit të romancierit britanik Ian McEwan, për ta bojkotuar ngjarjen për shkak të trajtimit të palestinezëve nga ana e Izraelit.
“Kam shumë për të thënë kundër qeverisë italiane saqë nuk kam kohë të flas për qeverinë e Izraelit”, ka thënë Eco.

“Por Berlusconi nuk është diktator si Mubarak apo Gadaffi sepse ai ka fituar zgjedhjet me mbështetjen e një numri të madh të italianëve”, ka thënë ai.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›