Frroku: Ata që pezulluan Ndokën nuk janë anëtarë të PDK-së
Vazhdojnë debatet ne kampin demokristian. Nënkryetari i PDK Sokol Frroku theksoi se mbledhja e djeshme e të ashtuquajturës kryesi e PDK, ku u vendos edhe pezullimi i Nard Ndokës është e pavlefshme, pasi asnjë nga anëtarët e saj nuk janë anëtarë te PDK-së duke veçuar këtu Anton Gurakuqin.
Nga nënkryetari i PDK Frroku është bërë publik një vendim gjykate sipas të cilit ekziston një parti politike me emrin Partia Kristian Demokrate me kryetar legjitim Pashk Ujka.
Nga ana tjetër ish kryetari i grupit parlamentar demokristian Pashk Ujka në një prononcim për mediat tha se Nard Ndoka duhet të largohet nga PDK pasi po e përdor partinë për qëllime personale.
Ditën e premte pritet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PDK ku do të vendoset për kongresi i jashtëzakonshëm i kësaj force politike qe pritet të mblidhet 10 maj.