E Diel, 1 Nëntor 2026

Fuere: Maqedonia të bëjë kujdes në zgjedhje

Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere deklaroi sot se Maqedonia duhet patjetër të realizojë zgjedhje të qeta dhe demokratike që të marrë brenda këtij viti datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim. "Kjo sipas tij do ta beje këtë vit historik për Maqedoninë, qe mund te marre datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Po ashtu duhet edhe realizimi i reformave në tetë fusha kyçe", deklaroi Fuere. Ai shtoi se menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë së re, energjia e përgjithshme duhet të fokusohet në realizimin e reformave për të shfrytëzuar mundësitë për të marrë datën për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian. I pyetur nga gazetarët nëse kjo mund te arrihet brenda një periudhe të shkurtër pas zgjedhjeve të 1 qershorit, euroambasadori Fuere nënvizoi se vendi ka kapacitete, por sipas tij duhet edhe vullnet politik. "Të gjithë liderët politik të demonstrojnë qasjen e tyre për plotësimin e kritereve dhe përgjegjësia bie mbi ta", deklaroi Fuere. Lidhur me çështjen e emrit, ambasadori i BE-së, Ervan Fuere deklaroi se Brukseli ka inkurajuar Shkupin dhe Athinën për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët brenda një periudhë të caktuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›