E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni, shufra ari nga celularët e vjetër

 

Në Japoni fenomeni ka pushtuar një numër firmash të ndryshme private. Sipas burimeve të Corriere della Sera praktika konsiston në kërkimin tek telefonat e vjetër celular gramë ari. Materialet e gjetura në këto pajisje përdoren për pajisje të reja kurse gramët e metaleve të çmueshëm rishiten pasi shkrihen në format e shufrave të arit. Nga kërkimet e deritanishme përllogaritet se në 1 ton materiale të vjetra celularësh nxirren afërsisht 150 gram ose më shumë ar. Për shumë kjo do të thotë të nxjerrësh ar nga mbeturinat. Eco-System përgjithësisht prodhon rreth 200-300 kg shifra ari në muaj të pastra deri në99,99%, në një vlerë monetare që varion nga5,9 - 8,8 milionë euro. Zakonisht 128 milion banorët e Japonisë e përdorin një celular për afërsisht 2 vjet e gjysmë por vetëm 10-20% e këtyre celularëve riciklohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›