E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni: Ambrozini do të jetë kapiten i Milanit

Milano - Masimo Ambrozini do të jetë kapiteni i skuadrës së Milanit për sezonet e ardhshme. Këtë e konfirmon presidenti i klubit, Silvio Berluskoni, i cili i konfirmon mesfushorit besimin e plotë të bordit drejtues. Futbollisti i përfaqësueses italiane do të jetë lider në këtë ekip, pas largimit nga futbolli të legjendës Paolo Maldini.

"Pas largimit të Paolos, kapiten i skuadrës së Milanit do të jetë Masimo Ambrosini. Ne presim të nënshkruajmë kontratën e re me të, dhe më pas ai do të jetë lideri i skuadrës sonë”, deklaroi Berluskoni në një dalje publike.

Lidhur me largimet që përfliten, presidenti Berluskoni thekson se përveç Kakasë nuk do të largohet asnjë futbollist tjetër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›