E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lampard: Çelsit i duhen futbollistët Riberi dhe Silva

Londër - Frenk Lampard dëshiron që drejtuesit e skuadrës së Çelsit të fillojnë negociatat për të afruar futbollistët Frank Riberi dhe David Vila. Mesfushori i skuadrës londineze vlerëson shumë mënyrën e të luajturit të këtyre futbollistëve.

“Do të ishte mirë që drejtuesit e klubit të marrin Riberinë dhe Vilan, të dy janë futbollistë të shkëlqyer. Besoj se dhe Anelka me Drogbanë janë dakord me afrimin e tyre, pasi janë lojtarë që japin pasime të mrekullueshme”, deklaron Frenk Lampard.

Me afrimin e Karlo Ançelotit në drejtimin e Çelsit, mediat londineze përflasin se njëri nga objektivat është edhe Andrea Pirlo, por drejtuesit e Milanit janë treguar të prerë, duke moslejuar largimin e mesfushorit të tyre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›