E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra-Barça, Inter kërkon 80 mln

Barcelona - Zllatan Ibrahimoviç dhe Barcelona janë gjithnjë e më afër. Në fakt mbrëmë në darkë, Morati është taukar me presidentin Laporta dhe kanë diskutuar rreth çështjes Ibrahimoviç, Eto dhe Toure. Dëshira e suedezit përforcohet nga interesimi i dyshes Laporta-Guardiola që dëshirojnë ta shoin Ibran përkrah Mesit.

Barcelona dëshiron të fusë në tratativa sulmuesin Eto’o, që i pëlqen Mourinjos, por edhe mesfushorin Jajà Tourè, por Moratti ndërkohë ka ngritur çmimin në 80 milionë euro.

Megjithëse suedezi e ka vendosur se dëshiron të largohet, Morati bën të fortin. Ai do ta lërë të lirë suedezin vetëm në fakt se do të plotësohen kërkesat e Interit. Dhe kërkesa është e qartë: ose 80 milionë në dorë, ose Eto plus 50 milionë, ose Toure plus 60 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›