Real nuk përmbahet, radha është Ronaldo
Madrid - Florentino Perez nuk di të ndalet. Pasi ka blerë pothuajse praktikisht mesfushorin Kaka, presidenti i ri madrilen tashmë synon Kristiano Ronaldon. Sipas të përditshmes "The Sun", Florentino është i gatshëm të shpenzojë deri në 75 milionë euro për të siguruar shërbimet e asit portugez. Këto janë edhe fjalët e Perez: "Për momentin jemi të përqendruar në blerjen e Kakasë, pastaj do hidhemi në sulm për Ronaldon. Nëse gjithçka do shkojë mirë, në fund të qershorit do të jetë lojtari ynë."