E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni: Baloteli ka fytyrë milanisti

MILANO- Edhe pse nuk është grumbulluar për ndeshjen me Livornon, Mario Baloteli është një temë kryesore diskutimi në Milano. Murinjo vazhdon me linjën e tij të fortë, ndërkohë që çështjes duket se i është bashkuar edhe Silvio Berluskoni. Duke folur në linjë telefonike në një emision të Telelombardia, padroni i Milanit është përgjigjur kështu kur e kanë pyetur për mundësitë që talenti i Interit të veshë fanelën kuqezi: “Nuk e di, nuk duhet të më pyesni mua. Megjithatë, ka një fytyrë shumë simpatike, ka një fytyrë milanisti”. Një fjali, që e thënë nga padroni kuqezi për një futbollist të Interit, bëjnë jo pak efekt. Aq më tepër, duke patur parasysh faktin se në ditët e shkuara Baloteli ishte për protagonist i emisionin “Striscia la Notizia”, duke veshur fanelën e Milanit. Ndërkohë, në familjen Berluskoni duken vërtetë të fiksuar me talentin zikaltër, pasi të mërkurën në mëngjes edhe djali i kryeministrit, Piersilvio, ka folur për këtë çështje. “Si talent është interesant dhe një lojtar i madh, por nuk besoj se mund të realizohet një lëvizje”, tha ai.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›