Lugina e Vjosës kthehet në vendgrumbullim mbeturinash
PERMET- Derdhjet urbane dhe mbetjet e hedhura në luginën e lumit Vjosë kanë shkatërruar tërësisht rrjedhën e këtij lumi në gjatësinë e tij 53 kilometra.
Një ndotje e tillë ka ndikuar jo vetëm në faunën dhe mjedisin por madje dhe në ndryshimin e rrjedhës së lumit në zona të ndryshme. Në këtë luginë depozitohen qindra tonelata inerte, jo vetëm nga subjektet private por edhe nga ato shtetërore.
Tematika është bërë pjesë e një debati të gjërë në një takim që OSCE ka zhvilluar me Bashkinë e Përmetit dhe krerët e komunave për mbrojtjen e luginë ssë Vjosës, si një nga zonat turistike më me vlerë në vend.
Deri tani neglizhenca lokale për krijimin e vendeve të përshtatshme për mbeturinat shihet si një nga shkaqet kryesore që ka vënë në alarm ambientalistët dhe specialistët e mjedisit. Lugina e Vjosës është 53 km e gjatë dhe e rrethuar në tërësi nga 5 komuna të rrethit të Përmetit, por mungesa e një venddepozitimi për mbetjet urbane e ka shndërruar këtë të fundit në kosh inertesh. Në shumë zona evidentohet ndotje jashtë parametrave të mjedisit , për të cilat prej vitesh nuk merret asnjë masë nga pushteti vendor.
(e.n/News24/BalkanWeb)