E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jennifer Aniston: E pranoj përsëri Brad Pittin

LONDëR– Jennifer Aniston deklaroi se është e gatshme ta pranojë përsëri ish-burrin e saj Brad Pitt, raporton revista “Ok”.
Aktorja hollivudiane në një emision për televizionin britanik, në pyetjen se a beson se është e mundur që të pajtohet me ish-partnerin e saj, u përgjigj se “absolutisht është e mundur”.

“Nganjëherë njerëzit njoftohen në një moment në jetë, kur akoma nuk janë plotësisht të gatshëm dhe të pjekur për mbajtjen e lidhjes”, tha Aniston, e cila është bërë e famshme me serinë televizive “Friends”.

Jennifer Aniston, kohët e fundit është përfolur për një lidhje me Gerard Butlerin, partnerin në filmin “Gjuetia për ish-gruan”, por aktorja mohon se ka ndonjë gjë të vërtetë në historitë për lidhjen e tyre romantike.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›