Itali, arrestohen për trafik droge 4 shqiptarë

Policia italiane në qytetit e Peruxhias ka bërë të mundur arrestimin e katër shtetasve shqiptarë me akuzën e posedimit dhe trafikimit të drogës. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat theksojnë se të arrestuarit janë Arta Dodaj, 25 vjeçe, Megi Tali, 25 vjeç, Anton e Armir Bregu, 32 dhe 29 vjeç. Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi disa mujor të policisë italiane ndaj tyre.
Arrestimet ndodhën në një banesë në periferi të qytetit e cila besohet se është përdorur si bazë për mbajtjen dhe përpunimin e drogës para shpërndarjes së saj për shitje.
Gjatë aksionit, policia tha se konfiskoi 200 gramë kokainë, 90 për qind e pastër, 500 gramë substancë përzierës, 5 telefona celularë dhe 12.000 euro.
Një prej të arrestuarve ishte akuzuar më parë se kishte mbajtur peng një person në Bolonja, për çështje të konflikteve dhe konkurencës në tregtinë e drogës.
Policia dhe gjykatësi hesutes, thanë se shqiptarët po hetohen edhe për krime të tjera veç trafikimit dhe shpërndarjes së narkotikëve.