E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni Denimi im eshte politik

Ka reaguar ashpër ish kryeministri italian Silvio Berluskoni pas dënimit me katër vjet burg. Avokatët e tij mbrojtës kanë deklaruar se do të ketë apel në gjysmën e parë të muajit nëntor. Sesioni i parë penal i gjykatës së Milanos i ka dhënë një dënim prej katër vjet burg për mashtrim fiskal, por ky dënim mund të reduktohet deri në një vit. Bashkë me këtë dënim ëshët dhe ai që e ndalon nga postet publike për një periudhë pesë vjecare. Gjithashtu ai duhet të derdhë një dëmshpërblim prek 10 milionë eurosh agjencisë së të ardhurave. “Isha i sigurtë se do të lirohesha nga një akuzë absolutisht jashët cdo realiteti. Ky ëshët nëj dënim që qetësisht mund ta quaj politik, të pabesueshëm dhe të patolerueshëm”, është shprehur Berluskoni. Lajmi është publikuar nga mediat ndërkombëtare. Së bashku me Berluskonin është dënuar dhe partneri i tij Frenk Agrama, producent kinematografik amerikan. Ëshët shpallur i pafajshëm presidenti i Mediaset, Fedele Konfalonieri. Për ish kryeministrin bëhet fjalë për dënimin e katërt të shkallës së parë nga 33 procese. Berluskoni nuk ka marrë asnjëherë dënime përfundimtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›