Berluskoni: Do të bëj diçka për shpenzimet e çmendura
Ka pritur të përfitojë 72 milionë euro nga shitja e Kaka te Reali i Madridit, për t‘u shprehur kundër shpenzimeve marramendëse në futboll. Nga selia elektorale, presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, deklaroi: "Çmimet në futboll janë një ‘çmenduri‘ e vërtetë. Ato nuk ecin në sinkron me ekonominë normale. Kjo që po ndodh është e papranueshme dhe synoj të bëj diçka për t‘i dhënë fund kësaj historie". Ndoshta një mënyrë e "Kavalierit", për të shprehur hidhërimin se nuk konkurron dot me spanjollët dhe anglezët.