Milan, përveç Xhekos synohet edhe Maluda
Çështja "Ali Sisoko" është pranë zgjidhjes. Pasi e kthyen lojtarin te Porto, për shkak të problemeve në dhëmbë, që mund të shkaktonin shqetësime serioze në kocka dhe muskuj, tashmë mungojnë vetëm detajet për kalimin te kuqezinjtë. Blerja e mbrojtësit 21-vjeçar u hap rrugën objektivave të vërtetë: sulmuesit Edin Xheko të Volsburgut dhe Florent Maludasë të Çelsit. Francezi është sulmuesi i krahëve që kërkon trajneri Leonardo për skemën 4-3-3 dhe mund të propozohet huazimi njëvjeçar