E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni: Milani beson te titulli

Mbërriti në "San Siro" kur ndeshja me Sampdorian kishte përfunduar virtualisht, megjithatë Silvio Berluskoni nuk i kursen elozhet për skuadrën e Leonardos. "Milani është ende në garë. Tani objektivi më i afërt është Champions, por vendi i dytë në kampionat na jep siguri. Nëse Interi gabon, ne do të jemi aty për të përfituar. Skuadra e Murinjos dhe Juventusi janë dy kundërshtarë mjaft të fortë, por edhe ne nuk jemi inferiorë", deklaroi presidenti i klubit kuqezi pas fitores që e uli në -4 diferencën nga zikaltrit kryesues në Serinë A. Gjithsesi, Berluskoni e ka një këshillë për "Djallin": "Nevojitet më shumë zotërim i topit, në mënyrë që të kontrollojmë lojën".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›