Zjarri djeg zyrat e komunës së Lekbibaj
17/03/2005 Tropojë/ Shkëndija elektrike
TROPOJË - Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë në orët e mesnatës të së martës, duke u gdhirë dita e djeshme, mjediset e ndërtesës së komunës Lekbibaj, në rrethin e Tropojës. Burime zyrtare të policisë lokale thanë se "zjarri fillimisht ka rënë në zyrën e kryetarit të komunës, që është djegur krejtësisht. Megjithë ndërhyrjen e banorëve të shtëpive përreth, godina e komunës është djegur krejtësisht. Dëmet, veçanërisht në dokumentacion, janë të konsiderueshme". Ndërkohë, grupi hetimor i policisë, për shkak të terrenit të thyer malor, ka mbërritur në vendngjarje mëngjesin e djeshëm. "Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike, ndonëse hetimet e mëtejshme do të përcaktojnë shkakun e vërtetë të rënies së zjarrit në këtë institucion", thanë burime të policisë lokale.