Përkeqësohet shëndeti i grevistëve të urisë
17/03/2005 Burrel/ Dita e dytë
BURREL - Përkeqësohet gjendja shëndetësore e grevistëve të urisë të Uzinës së Ferrokromit në Burrel. Pas tri ditësh grevë, katër nga pesëmbëdhjetë grevistët janë rënduar nga gjendja shëndetësore. Grevistët Ilirjan Marku, Latif Pjetri, Ahmet Voci dhe Ferit Likmeta, kanë filluar të marrin serum. Grevistët janë mbajtur nën kontrollit të një mjeku të spitalit të Burrelit dhe të mjekut të Uzinës, të cilët pas simptomave të shfaqura nga grevistët kanë nisur dhe shpërndarjen e medikamenteve. Të katër këta grevistë, sipas kryetarit të grevës, Arben Mali, kanë patur temperaturë dhe njëkohësisht të vjella. Mali bën të ditur gjithashtu se asnjë nga përfaqësuesit e Ministrisë së Energjetikës nuk ka marrë kontakt me ta. Punëtorët e Uzinës së Ferrokromit kanë hyrë në grevë urie me kërkesën e vetme që t’i ulet çmimi i energjisë elektrike firmës së tyre punëdhënëse “Darfo”.