Kreshnik Qato “Qyteta Nderi” dhe 1.3 milionë lekë
17/03/2005 Këshilli i Bashkisë vendos
DURRËS - Kërkesa e grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike për të shpallur boksierin Kreshnik Qato “Qytetar nderi” në Durrës është votuar pa asnjë kundërshtim në mbledhjen e radhës së Këshillit të Bashkisë së këtij qyteti. Kërkesa e këshilltarëve të opozitës ishte bërë një ditë pasi boksieri i lindur në Durrës kishte fituar gjerdanin e kampionit të botës në boks, për federatën IBC. Këshilli i Bashkisë së Durrësit gjithashtu ka votuar edhe pro dhënies së një shpërblimi në shumën 1.3 milion lekë për boksierin Kreshnik Qato, shumë e dhënë nga fondi rezervë i bashkisë për vitin 2005.
Boksieri durrsak është shpallur mbrëmjen e 5 marsit të këtij viti, kampion bote në boks për peshën super të mesme, pasi ka mundur me pikë, pas 12 raundesh, ukrainasin Rizvan Magomedov.
Pas përfundimit të ndeshjes, të cilën e dominoi bindshëm boksieri Kreshnik Qato, tre gjyqtarët dhanë 120 pikët e mundshme për boksierin durrsak. Në këtë mënyrë, pikët e fiksuara ishin gjyqtari i parë Abazi (Shqipëri) 120 me 108 për Qaton, gjyqtari i dytë Nikolov (Bullgari) 120 me 108 për Qaton dhe gjyqtari i tretë Hamzaraj (Shqipëri) 120 me 108 për Kreshnik Qaton.
Pas përfundimit të ndeshjes, boksieri Kreshnik Qato tha se “fillimet e mia si boksier kanë dhënë në njëfarë mënyre rezultatin që prisja. Fitoren e sotshme ia dedikoj tifozerisë durrsake si dhe humbjes së kombëtares së futbollit kundër Ukrainës”.
Kurorëzimi i Qatos me gjerdanin e kampionit të botës në federatën IBC është bërë menjëherë pa përfundimit të ndeshjes.