Berluskoni: Po u përça “Shtëpia e Lirive”, nuk rikandidoj

28/04/2005 Kryeministri rilançon partinë unike të të moderuarve dhe sfidon aleatët: “Flasin për ideale dhe principe, por kërkojnë vetëm karrige në pushtet”
“Edhe pas përvojës së nënsekretarëve e ministrave, që kalova këto ditët e fundit, unë personalisht nuk jam më i gatshim të kaloj nëpër të njëjtën gjë, nuk jam as i gatshëm të dal përpara zgjedhësve në kushtet aktuale: nuk shoh arsye përse zgjedhësit duhet t’i japin besim një ekipi që ka demonstruar se nuk di të qëndrojë bashkë”
Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, e ka dhënë paralajmërimin: “Nëse Shtëpia e Lirive do të përçahet, unë nuk do të rikandidoj”. Mund të ngjajë me një deklaratë të parakohshme për një zënkë që mund të ndodhë në zgjedhjet e 2006, por në fakt është një lëvizje e studiuar në drejtim të aleatëve, idealistë në fjalë, por që rendin pas karrigeve në realitet. Në fakt, toni i përdorur nga Kryeministri ka qenë si në një shfryrje, që ka nisur nga një premisë e hidhur: “Edhe pas përvojës së nënsekretarëve e ministrave, që kalova këto ditët e fundit, unë personalisht nuk jam më i gatshim të kaloj nëpër të njëjtën gjë, nuk jam as i gatshëm të dal përpara zgjedhësve në kushtet aktuale: nuk shoh arsye përse zgjedhësit duhet t’i japin besim një ekipi që ka demonstruar se nuk di të qëndrojë bashkë”.
Parti unike
Mesazhi është i qartë: ose parti unike, ose i gatshëm për t’u larguar. Berluskoni e ka sqaruar në këtë mënyrë propozimin e shtëpisë së përbashkët të të moderuarve të lëshuar gjatë diskutimit të programit të qeverisë së re. Një hipotezë, ka shpjeguar Kavalieri, për të cilën duhet të punojë një Komitet përpara zgjedhjeve të 2006. Ftesa i drejtohet të gjithë të moderuarve të të dy krahëve, të gjithë forcave që “i kundërvihen familjes së të majtës”, përfshirë Radikalët e Panelës. “Edhe Lega Nord është e interesuar”, ka bërë të ditur Berluskoni.
Duke folur përpara Parlamentit, ku dje pasdite ëshët votuar për besimin e qeverisë së re, Kryeministri ka thënë se mendon për një parti të madhe, e cila të jetë një parti e lirive, ku lidershipi do të duhet të caktohet në mënyrë demokratike, me mekanizmat e duhur. Me zgjedhje paraprake? Natyrisht, është përgjigjur i sigurtë Kavalieri, i cili nuk sheh alternativa ndaj shtëpisë së përbashkët.
“Duhet të jetë e qartë për të gjithë – ka shtuar Berluskoni – se partia unike nuk bën aleancë me askënd, që do të thotë se shkon e vetme në zgjedhje, dhe kush nuk është dakord me këtë parti, do të shkojë i vetëm në zgjedhje”. Fjalë që tingëllojnë si një përgjigje ndaj ftohtësisë, me të cilën i është përgjigjur sekretari i Unionit Kristian Demokrat, Marko Folini, propozimit për një grupim të ri berluskonian.
Kryeministri italian teksa ka folur për domosdoshmërinë e rithemelimit të Shtëpisë së Lirive, ka nënvizuar edhe me pak ironi avantazhet që mund ë kishin eksponentët e tjerë të mazhorancës aktuale. “Besoj se kjo është e volitshme edhe për pesëdhjetëvjeçarët, që janë protagonistë të politikës. Eshtë një president i këshillit të ministrave në prag të pensionit, por jo në një stol në një park publik, fatmirësisht, sepse puna që kam bërë më ofron stola shumë më komodë”.
Prezantimi
Ka bërë gati ministrat, ka bërë gati ekipin e nënsekretarëve, dhe në ditën e diskutimeve të para mbi projektet e ardhshme dhe mbajtjen e premtimeve, Silvio Berluskoni, një ditë më parë, ka mbërritur në Parlament për prezantimin e qeverisë së re, e treta e tij, e dyta për këtë legjislaturë. Për Kryeministrin, i cili do të kish dashur të zgjidhte gjithçka dhe menjëherë, ky është i fundit pasazh formal që i është dashur të pranojë për të kënaqur aleatët, në mënyrë të veçantë Unionin Kristian Demokrat dhe Aleancën Kombëtare. Pas dorëheqjes formale, konsultimeve, tratativave të brendshme, betimeve, ka ardhur radha e programit që do të ndjekë, dje ka qenë radha e Dhomës së Ulët, ndërsa sot e Senatit për miratimin e programit.
Berluskoni e ka hapur fjalën e tij përpara Parlamentit, duke u kujtuar të gjithëve sakrificën e Nikola Kaliparit, funksionarit të Sismit që gjeti vdekjen në Bagdad, gjatë operacionit që çoi në lirimin e gazetares Giuliana Sgrena, duke siguruar të gjithë se në lidhje me këtë çështje do të flitet në Parlament pas mbylljes zyrtare të hetimit të hapur në mënyrë të përbashkët nga Italia dhe nga SHBA.
Koalicioni
Duke hyrë menjëherë në programin e ekzekutivit të ri, Berluskoni ka folur për Shtëpinë e Lirive, duke e quajtur atë “jo një kartelë, por një koalicion që ndan thellësisht vlerat dhe qëllimet”. Një koalicion që i ka “letrat në rregull, ka numrat dhe aftësinë” për të çuar deri në fund mandatin, duke realizuar në trembëdhjetë muajt e mbetur deri në fundin e legjislaturës, një projekt ambicioz të rinisjes ekonomike. Jo vetëm kaq: “Ekziston ndërgjegjësim i fuqishëm në lidhje me arsyen përse ne jemi së bashku” – ka nënvizuar Kavalieri.
Programi
Më pas, Kryeministri ka folur për ekonominë. Ka nxituar të nënvizojë rezultatet e arritura deri më sot nga qeveria, që nga respektimi i raportit Defiçit – GDP, prej 3 për qind të vendosur nga Evropa, deri te reduktimi i taksave. Reduktim i cili do të vazhdojë edhe në këtë fazë të fundit të legjislaturës, i cili u intereson në mënyrë të veçantë sipërmarrjeve dhe që ka për qëllim të rrisë efektin e vënies në punë të motorit që do të nxisë ekonominë.
Kavalieri është përpjekur më pas që të qetësojë aleatët me fjalë siguruese, si për Lega Nord (“do të kompletojmë reformën institucionale dhe referendumi konfirmues mund të mbahet në gjysmën e dytë të vitit 2006”), si për Aleancën Kombëtare dhe Unionin Kristian Demokrat, duke nxjerrë në pah një seri masash që qeveria ka ndërmend të marrë për të ndihmuar Jugun.
UDC nuk “duartroket”
Vëmendjes së gazetarëve nuk i ka shpëtuasr as ftohtësia me të cilën centristët kanë dëgjuar diskutimin e Berluskonit. Gjatë 17 minutave të fjalimit të tij përpara Parlamentit, Kavalieri u ndërpre në fakt shtatë herë nga duartrokitjet e parlamentarëve të qendrës së djathtë, por mes tyre nuk binin në sy ato të Unionit Kristian Demokrat. Shumë prej tyre mbetën duarlidhur gjatë të gjithë kësaj kohe, madje edhe pas përfundimit të diskutimit të Kryeministrit. Sekretari Marko Folini është mjaftuar me një duartrokitje të lehtë në fund të diskutimit, dhe ndryshe nga udhëheqësit e tjerë të Shtëpisë së Lirive nuk ka lëshuar asnjë deklaratë në lidhje me debutimin e qeverisë së re. Ndërkohë që grupet e opozitës nuk kanë duartrokitur asnjëherë, madje ata e kanë shoqëruar fjalimin e Berluskonit me pasthirrma pakënaqësie dhe ironie.
Zgjedhjet e 2006
Përpara se të hynte në sallën e Parlamentit, Berluskoni kishte shkëmbyer disa batuta me gazetarët, duke zbuluar gjatë këtyre bisedave se “zgjedhjet e ardhshme do të mbahen afërsisht në mesin e majit të vitit 2006”. Dhe për sa i takon veprimeve në mbështetje të “Mezzogiorno”, ku thuhej se qeverisë së Berluskonit i duhet njohur merita e “transferimit të 25 për qind të kapitaleve në krsahasim me qeveritë e kaluara”, Berluskoni tha se bëhej fjalë për një veprim të fuqishëm, që, gjithsesi, nuk është kuptuar nga opinioni publik. Dhe në lidhje me këtë, Kryeministri ka theksuar se tashmë ministrat dhe nënsekretarët e qeverisë së tij duhet t’i dedikojnë një pjesë të kohës së tyre komunikimit me publikun në lidhje me arritjet e qeverisë.
Çështja Calipari
Rumsfeld: Asnjë marrëveshje
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, ka shpjeguar se nuk ka ende asnjë marrëveshje në lidhje me raportin e hetimit për vrasjen e agjentit të Sismit, Nicola Calipari. “Në bazë të informacioneve më të fundit që kanë mbërritur tek unë, hetuesit italianë dhe ata amerikanë ende nuk kanë arritur në një marrëveshje përfundimtare për raportin”, ka thënë ai në përgjigje të një pyetjeje gjatë një konference për shtyp në Pentagon.
Një ditë informacioneve të nxjerra nga një burim ushtarak i SHBA, sipas të cilit hetimet kishin zhveshur nga çdo lloj faji, ushtarët amerikanë që qëlluan mbi Caliparin në Bagdad, Ramsfeld ka kërkuar që të mos bëhen gjërat me nxitim: “Konkluzionet, cilatdoqofshin, do të bëhen të ditura në të ardhmen e afërt, hetimi është kryer në mënyrë të përbashkët, në mënyrë të rezervuar, duhet të presim e të shohim se cilat do të jenë konkluzionet e tij”.
“Nuk kemi ende asgjë përfundimtare”, ka konfirmuar gjenerali Richard Meyers, i cili ka bërë të ditur se raporti do të paraqitet në Bagdad.