E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Fati i bisedimeve, në dyshim

28/04/2005  Korea e Veriut

Diplomati më i lartë amerikan në krizën e Koresë së Veriut tha dje se fati i bisedimeve gjashtëpalëshe ishte në dyshim, duke sinjalizuar një kufi të durimit të Uashingtonit. Nënsekretari amerikan i Shtetit, Kris Hill, mbërriti të martën në Pekin në një përpjekje për të rikthyer në bisedime Korenë e Veriut, të cilat janë pezulluar prej nëj viti. Kina ka organizuar tre raunde të papërfunduar negociatash. “E ardhmja e bisedimeve është shumë e pasigurtë në këtë pikë”, u tha Hill gazetarëve. “Vazhdojmë të kemi një regjim koreanoverior, që nuk e ka shumë të qartë nëse duhet të arrijë rezultate përmes negociatash”.

Korea e Veriut deklaroi për herë të parë në shkurt se kishte armë bërthamore, duke i hedhur benzinë zjarrit të krizës, që kish nisur në 2002, kur Uashingtoni deklaroi se aty pasurohej uranium për armë bërthamore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›