Putin, vizitë historike
28/04/2005 Izrael
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur dje vizitën e parë të bërë ndonjëherë nga një lideri i Kremlinit në shtetin hebre, një përpjekje historike kjo për të betonuar marrëdhëniet e ndera që nga epoka sovjetike. Putin ka mbërritur nga Egjipti dje në mbrëmje, në një vizitë triditore, që ka gjithashtu si qëllim të rishpallë rolin e Rusisë në Lindjen e Mesme, si dhe forcimin e imazhit të tij pas kritikave për hapa prapa në demokracinë në vendin e tij.
Por kjo vizitë vjen edhe në një moment kur marëdhëniet e ngushta mes dy vendeve kërcënohen nga vendosmëria e Rusisë për të vazhduar me shitjen e mbushjev bërthamore Sirisë, gjë që Izraeli e konsideron kërcënuese. Të tjera pika të diskutueshme janë ndihma bërthamore e Moskës për Iranin, shenjat e rritjes së antisemitizmit në Rusi si dhe kërkesat e Kremlinit për ekstradimin e miliarderëve, që kërkon të ndjekë penalisht në fushatën kundër Jukos.