Berluskoni: Putin është njeri i thjeshtë dhe modest
ROME - Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi i bëri elozhe mikut të tij Vladimir Putin, fitues i zgjedhjeve presidenciale ruse të 4 marsit, duke e cilësuar si njeri të thjeshtë dhe modest, i cili ka bërë shumë për vendin e tij, në një intervistë të publikuar sot në Rusi.
"Ai është një njeri i jashtëzakonshëm, i thjeshtë dhe modest, me cilësi të mëdha njerëzore dhe që ka një sens të madh miqësie'', - deklaroi Berlusconi në këtë intervistë për të përditshmen popullore ruse ''Komsomolskaïa Pravda''.
“Ai ka bërë shumë për vendin e tij dhe do të luajë një rol vendimtar në të ardhmen. Jam i bindur se Putin është një lider që duhet të drejtojë këtë vend të madh'', - nënvizoi ish-kryeministri italian, Berlusconi 75 vjeç.
Kryeministri dhe burri i hekurt i Rusisë, tashmë president nga viti 2000 deri më 2008, Vladimir Putin ka fituar zgjedhjet presidenciale me 64 për qind të votave.
Vladimir Putin dhe Silvio Berlusconi janë miq që prej një kohe të gjatë dhe e naë shfaqur afrimitetin e tyre edhe gjatë takimeve të shumta.
(er.nu/BalkanWeb)