E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e shqiptarëve në Gostivar, debate mbi dënimin e policit vrasës

GOSTIVAR - Vrasja e dy të rinjve shqiptarë në Gostivar nga një polic maqedonas ka nxitur debate lidhur me dënimin e autorit nga organet gjyqësore.

Familjarët, partitë politike si dhe faktorët ndërkombëtarë kanë kërkuar që drejtësia të shpallë dënimin e merituar dhe të drejtë për policin, Jakim Trifunovski.
Familja Shehapi kërkon drejtësi dhe dënimin e merituar, për autorin e vrasjes së djalit të tyre Besnik Shehapi, por ata shprehin mëdyshje ndaj institucioneve.

"Shqetësimi vjen pas deklaratës së zëdhënësit të MPB-së, Ivo Kotevski se polici ka shtënë ndaj të rinjve për vetëmbrojtje", thekson familja Shehapi. 

Partitë politike gjithashtu kanë kërkuar që gjyqësori të shqiptojë dënimin e merituar për policin vrasës, ndërsa një gjë të tillë e ka pohuar edhe ambasadori amerikan Pol Volers, i cili kërkoi qetësi dhe drejtësi lidhur me zbardhjen e vrasjes dhe shpalljen e vendimit final.

Organizatorët e protestave kundër vrasjes së dy të rinjve shqiptarë kërkuan burgim të përjetshëm për policin Trifunovski.

(er.nu/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›