E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni: “Shevçenko kërkon të rikthehet te Milani”

Në momentin më delikat të Milanit tre humbje të njëpasnjëshme në Serinë A dhe e katërta në pesë ndeshje, presidenti i kuqezinjve Silvio Berluskoni sjell qetësinë në tifozerinë e vet duke konfirmuar edhe një herë rikthimin e Andrei Shevcenkos. Ukrianasi, i cili u largua në shifrën e 45 milionë eurove drejt Celsit ka shprehur dëshirën për t'u bashkuar sërish me "djajtë". "Herën e fundit, saktësisht të premten fola në telefon me Shevcenkon. Ka qenë ai që më mori në telefon dhe realisht u kënaqa shumë. Atë moment afër meje ishin edhe shumë të tjerë, të cilët filluan të brohorisnin dhe këndonin në kor, Sheva kthehu, eja me ne dhe ai më tha se do të ishte i lumtur nëse do të kthehej", deklaroi padroni milanist për "Sky Italia".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›