E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdini: “Strategjia rezultoi e suksesshme”

Faruk Sejdini, trajner i Shkumbinit, ishte shumë i kënaqur me barazimin dhe pikën e marrë pas gjashtë humbjesh rresht. Pas ndeshjes me Tiranën (2-2), "Xhaxhi" u shpreh: "Duke pasur parasysh pozicionin tonë kjo pikë vlen shumë, jo për faktin se na ngjit kushedi në klasifikim, por i bën mirë skuadrës nga ana psikologjike. Tirana kishte epërsi të dukshme në të gjitha drejtimet, pasi ka kualitete që nuk mund të neglizhohen. Duke pasur parasysh këtë fakt ne ndërtuam strategjinë tonë në kundërsulm, pasi e dinim që pas humbjes në Vlorë, Tirana do të shpërthente në sulm për të marrë fitore të thellë. Mendoj se strategjia jonë rezultoi e suksesshme, pasi arritëm të ndëshkojmë nëpërmjet kundërsulmit, madje e them me bindje se nëse do të shfrytëzoheshien rastet si duhet mund edhe të shënonim një gol tjetër."

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›