E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhon Teri, pritet të bëhet futbollisti më i paguar i Anglisë

Kapiteni Celsit, Xhon Teri pritet të bëhet futbollisti më i paguar i të gjitha kohërave në Premier League, nëse do të firmosë kontratën e re 4-vjecare në shifrën e 27 milionë paundëve. Teri, i cili paguhet aktualisht 130 mijë paund në javë do të ndjekë shembullin e shokut të skuadrës, Frenk Lampard që ka vendosur të bëjë zyrtare para Krishtlindjeve rinovimin e kontratës. Kështu Teri do të kalojë edhe Mikael Balak dhe Andrei Shevcenkon, të cilët marrin rreth 125 mijë paund në javë. Përpara disa ditësh kapiteni i Anglisë deklaroi se do të ishte i lumtur nëse do ta mbyllte karrierën në "Stemford Brixh".
O.S

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›