E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memushi: “Flamurtari i ditëve më të mira”

Trajneri i Flamurtarit, Eqerem Memushi, ishte në delir pas fitores në transfertë me Partizanin (3-0), e dyta rresht pas asaj me Tiranën një javë më parë (3-2): "Përgëzimet më të mira skuadrës. Me të vërtetë këta djem të rinj i meritojnë plotësisht komplimentet, pasi kanë zhvilluar një ndeshje perfekte. E prisnim një takim shumë të vështirë në Tiranë kundër Partizanit, por në fund i gëzohemi tri pikëve plotësisht të merituara. Skuadra ka luajtur mjaft mirë në të gjitha drejtimet dhe më në fund mund të themi se është kthyer Flamurtari i ditëve më të mira. Shpresoj që të vazhdojmë kështu në këtë rrugë pas një nisje të dobët të sezonit"

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›