E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toti e Panuçi refuzojnë Kombëtaren

Dyshja e Romës, Francesko Toti dhe Kristian Panuci i ka në thënë jo ftesës së trajnerit të kombëtares italiane, Roberto Donadoni për miqësoren e së mërkurës me Turqinë. "Momentalisht jam i fokusuar te Roma dhe nuk do preferoja të mendoja për gjëra të tjera. Dua ta gëzoj këtë fitore të jashtëzakonshme, e cila nuk kishte ndodhur prej 20 vitesh. Me fitoret që kemi arritur kundër skuadrave të mëdha dhe të shtunën ndaj Milanit, përfundimisht mund të them se besojmë te titulli kampion. E gjithë skuadra provoi edhe një herë se jemi një grup fantastik që mund të sfidojmë këdo", tha kapiteni i klubit roman. Më pas Toti shtoi se deri në 2007 nuk mendon për një rikthim në kombëtare. Edhe shoku i tij i skuadrës, Panuci, i cili u la jashtë "axurrëve" nga ish-tekniku, Marcelo Lipi, pavarësisht formës së shkëlqyer që po kalon në kryeqytet nuk është i interesuar për fanellën e Italisë. "Tani jam 34-vjec dhe mund të pranoj se jam i lumtur me cfarë kam arritur e cfarë kam bërë te Roma. Kombëtarja është një kujtim i lumtur dhe asgjë më shumë".

Olgert Serani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›