E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni, a do ta përmbysë një 18-vjeçare?

Italianët shpesh e kritikojnë fi ksimin
e mediave anglo-saksone për të
treguar dhe zbuluar të fshehta nga
jeta e personave të famshëm e të
pushtetshëm, ose thënë ndryshe VIP-a.
Së fundmi duket se kjo "sëmundje" u
është ngjitur edhe gazetave italiane, që
prej kohësh nuk po rreshtin së shkruari
për bëmat e Kryeministrit të tyre, dhe
veçanërisht për njërën syresh: marrëdhënien
e tij me një vajzë të re e të
bukur nga Napoli, 18-vjeçaren Noemi
Letizia. Berluskoni ka thënë deri më
tani një thes me gënjeshtra në lidhje
me këtë marrëdhënie ende të papërcaktuar
mirë, ndërkohë që refuzon ta
shpjegojë atë plotësisht. Ndërkohë, kjo
situatë e pasqaruar mirë, me afrimin e
zgjedhjeve evropiane mund t‘i krijojë
probleme shumë më të mëdha. Këtë
herë, media, së cilës Berluskoni ia ka
inatin, nuk mund të fajësohet, pasi ishte
ai vetë që tërhoqi vëmendjen e saj, kur
gjatë një vizite që bëri në Napoli mori
pjesë në festën e 18-vjetorit të lindjes
së Noemit. Aty ai pozoi para fotografëve
të ndryshëm, disa prej të cilëve edhe
fotografë të mediave. Madje, faqe tyre
i dhuroi 18-vjeçares një varëse qafe me
vlerë shumë të madhe. Pikërisht kjo
vizitë e shkurtër e Berluskonit u publikua
menjëherë një ditë më pas në të
përditshmen italiane, "La Repubblica".
Ndoshta gjithçka do të ishte mbyllur
me kaq, sikur pas kësaj ngjarjeje bashkëshortja
e Berluskonit të mos kishte
reaguar menjëherë shumë e nervozuar
dhe e prerë për t‘i kërkuar bashkëshortit
divorcin. Në një deklaratë për shtyp, ajo
u shpreh se shqetësohej për Berluskonin
që shoqërohej me minorene, i vinte keq,
por pas 30 vitesh së bashku, nuk kishte
më pikën e dyshimit se martesa e saj
kishte marrë fund. Befas, pas këtyre
deklaratave, historia mori ngjyrime të
tjera. Gazetarët gërmuan dhe zbuluan
se vajza 18-vjeçare e thërriste Kryeministrin
"babush" dhe vetë Berluskoni ishte
shumë i familjarizuar me këtë person. I
nxitur nga deklaratat e Veronikës dhe për
të vënë nderin në vend, Kryeministri doli
në një emision televiziv dhe u mundua ta
mbronte veten nga akuzat e ta paraqiste
historinë si diçka shumë të zakonshme.
Në këtë emision ai shpjegoi njohjen dhe
lidhjet që kishte me familjen e Noemit,
me të atin e saj, që kishte qenë i lidhur
më parë me Partinë Socialiste. Por këto
deklarata iu përgënjeshtruan nga njerëz
të cilët thanë se i ati i Noemit as që kishte
pasur të bënte ndonjëherë me atë parti
dhe për më tepër ra edhe pretendimi
i Berluskonit që ai kishte marrë pjesë
në mbrëmje sepse kishte dashur të takonte
të atin e Noemit për një çështje
urgjente zgjedhjesh. Tashmë historia e
18-vjeçares që ishte bërë shkak divorci
e diskutimesh të mëdha, nuk mund të
cilësohej më si një histori e thjeshtë. Pyetjet
që lindën pas kësaj ishin të shumta,
por e para që u erdhi të gjithëve në majë
të gjuhës ishte: A është Berluskoni i
dashuri i Noemit dhe kësisoj fajtor për
akuzën e Veronikës se ai "shoqërohet
me minorene"? Apo mos vallë Noemi
është fëmija i paligjshëm i Kryeministrit?
Ndërkohë, vetë Berluskoni nuk ka
pranuar të hedhë dritë e ta sqarojë këtë
histori më shumë. Ai ka këmbëngulur
se e ka takuar Noemin vetëm 4 herë dhe
gjithmonë nën shoqërinë e prindërve
të saj. Ironia e kësaj situate është se
Berluskoni nuk ka reshtur kurrë më
parë së treguari për jetën e tij personale
me shumë ulje-ngritje e mbi të gjitha
shumëngjyrëshe. Për të, publikimi i
historive ka qenë një gjë që e ka bërë pa
problem. Ai ra në dashuri me Veronikën
kur e pa me gjoks përjashta gjatë një
shfaqjeje në teatër dhe jetoi për 10 vjet
në mëkat me të para se të divorcohej
dhe ta martonte në një ceremoni civile.
Fëmijët e tyre kanë lindur të gjithë para
martese. Kur Berluskoni hyri në politikë
në vitin 1994, ai botoi një autobiografi të
tijën, në të cilën e konsideronte veten si
një njeri të zakonshëm, si gjithë italianët
e tjerë, që nga hiçi ia kishte dalë mbanë
të ngrinte një perandori dhe që mbi të
gjitha ishte një njeri shumë familjar.
Italianët e gëlltitën një sajesë të tillë,
edhe pse të gjithë e dinin se ai nuk ishte
nga ata që shihnin vetëm gruan e vet,
por i kishte sytë vërdallë për të gjuajtur
vajza. Por thashethemet për jetën e
pasur personale të Berluskonit nisën të
qarkullonin pas zgjedhjes së tij si Kryeministër
në vitin 2001. Madje fl itej për
vajza të bukura që Berluskoni i thërriste
gjatë muajve të verës në vilën e tij, në
pozicionin e "asistenteve", të cilat më
pas promovoheshin ose në televizion,
ose në politikë. Por e gjithë kjo mënyrë
jetese, duke qenë se ndodhte në Itali, nuk
i bëri kujt ndonjë përshtypje të madhe.
Sa për Veronikën, ajo nuk jetonte në një
shtëpi me të shoqin, por kishte ndërtuar
një vilë disa kilometra larg të tijës, në veri
të Milanos. Nuk ka dyshim se ai ishte
një bashkëshort i keq, por për italianët
kjo ishte një çështje thjesht familjare.
Megjithatë, botuesi i të përditshmes
italiane, "La Repubblica", deklaroi dje
se "Berluskoni i ka shkatërruar kohë më
parë kufi jtë mes privates dhe publikes".
Kjo gazetë dhe shumë organe të tjera
të shtypit i kërkojnë Berluskonit që të
fl asë hapur në lidhje me marrëdhënien
e tij me Noemin. Berluskoni vazhdon të
refuzojë sqarimin e kësaj historie, duke
preferuar heshtjen dhe duke shpresuar
se "stuhia" do të bjerë shpejt. Por me
zgjedhjet e Parlamentit Evropian më 10
qershor, rreziku i ndikimit të tyre nga
kjo histori misterioze është i madh. Të
paktën, ato nuk do të jenë më të lehta për
partinë e Berluskonit, e cila shpresonte
të fi tonte lehtësisht mbi kundërshtarët.
Por Berluskoni është mësuar të jetë nën
akuzë, herë për korrupsion, herë për
lidhje me mafi en. Këtë herë gjërat janë
ndryshe. Ai dyshohet për lidhje me një
minorene, që mund të shndërrohet në
bombën e paplasur për fuqinë e pushtetin
e tij, me forcën që nuk e patën dot
as vitet e gjata të gjykimeve e as kundërshtarët
politikë. Nëse ky Kryeministër
do ta vazhdojë karrierën pa i hyrë gjemb
në këmbë, në një marrëdhënie gjysmë
publike me një adoleshente dhe me
gënjeshtrat që tha në lidhje me të, pra
nëse ai do të vazhdojë të mos preket nga
askush, atëherë një gjë është e sigurt:
Italia është në rrezik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›