Kapllani lë Augsburgun, në huazim te Koblenc
TIRANE- Sulmuesi i kombëtares shqiptare Edmond Kapllanin ka lënë të enjten Augsburgun, për të kaluar te skuadra tjetër e Bundesligës së dytë gjermane, Tus Koblenc. Shkak për këtë lëvizje të futbollistit kuqezi është bërë dëshira për të luajtur, duke qenë se tek Augsburgu ai qëndroi thuajse gjithë kohës në stol. Kapllani do të qëndrojë me Koblencin deri në muajin qershor, në formën e huazimit, por dy klubet mund të hyjnë në bisedime që ai të qëndrojë aty edhe sezonin tjetër. Ai i bashkohet aty një kolonie shqiptarësh, që përfshin Ervin Skelën, Reinaldo Ramën, Aljmir Muratin, Shefki e Njazi Kuqin si edhe kosovarin Shqipran Skeraj. Edmond Kapllani ka luajtur në Gjermani edhe me Karlsruhen, me të cilën realizoi 17 gola në sezonin 2006-2007, duke ndihmuar këtë skuadër të ngjitet në Bundesligë. (e.n/A.Latifi/BalkanWeb)