Berluskoni bëhet i pandehur, Kushtetuesja i heq imunitetin
Gjykata më e lartë në Itali vendosi dje, se ligji që i siguron kryeministrit Silvio Berluskoni imunitet nga ndjekja penale shkel Kushtetutën italiane. Vendimi i hap rrugën rinisjes së dy proceseve kundër tij dhe rrezikon të minojë qeverinë. Gjykata Kushtetuese vendosi që ligji i miratuar vitin e kaluar nga qendra e djathtë, menjëherë pasi ai u kthye në pushtet për një mandat të tretë, shkel parimin e barazisë së të gjithë qytetarëve para ligjit. Ligji i imunitetit u vlerësua si i pavlefshëm edhe pse u miratua nga parlamenti si një ligj i zakonshëm dhe jo si një reformë kushtetuese. Kjo është hera e dytë që gjykata më e lartë ka hedhur poshtë përpjekjet e Berluskonit që të ketë imunitet nga rastet ligjore kundër tij, pasi një version i mëparshëm ligjit ishte refuzuar në vitin 2004. Imunitet kundër përndjekjeve penale ndërsa janë në detyrë kishin e edhe tre anëtarë të lartë të shtetit: Presidenti dhe kryetarët e Dhomës së Ulët dhe Senatit. Nga të katërt këta, vetëm Berluskoni përballej me shumë akuza korrupsioni dhe mashtrimi në lidhje me “Mediaset”-in, perandoria e tij e biznesit. Prokurorit të shtetit që vepron për Berluskonin, kishte paralajmëruar se në qoftë se ligji i imunitetit anulohej, kryeministri do të bëhet aq i sulmuar, se ai nuk do të jetë në gjendje të bëjë siç duhet detyrën e tij si kryeministër. Aleatët e tij të qendrës së djathtë, si nacionalisti Umberto Bosi, kanë kërcënuar edhe zgjedhje të parakohshme dhe referendum, nëse ajo që ata e quajnë “sulmet koncentrike” të Berluskoni në jetën e tij private dhe marrëveshjet e biznesit do të vazhdojë. Ndërkohë opozita e ka festuar përmbysjen e ligjit. “Berluskoni duhet të ketë shumë kujdes të bëjë gati plaçkat dhe të ndryshojë pak ajër”, janë shprehur nga partia e vlerave e krahu të majtë. Por, deputeti Jole Santelli i qendrës së djathtë tha se vendimi ishte i padrejtë dhe “përbën një problem të pasigurisë politike dhe juridike në vendin tonë, një problem për demokracinë tonë”. “Ligji Alfano”, një nga vendimet e para të parë Berluskonit pas fitores së zgjedhjeve të vitit të kaluar, ndërpreu të gjitha çështjet kundër tij, duke përfshirë edhe një ku ai është akuzuar për korrupsion ndaj një avokati britanik, David Mills për të dhënë dëshmi të rreme për të mbrojtur bizneset e tij. Dy raste të tjera, e akuzojnë atë për mashtrime tatimore dhe të kontabilitetit të rremë në blerjen e të drejtave televizive “Mediaset” nga grupi i tij, dhe pretendimin se ai u përpoq të korruptonte senatorë të opozitës. Berluskoni i mohon të gjitha këto.
Berluskoni, i pandehur në dy çështje
Vendimi zhbllokon dy proceset në Milano kundër kryeministrit, një për korrupsion në akte juridike të avokatit Mills dhe një për krime partneriteti në shitblerjen e të drejtave të TV Mediaset, të cilat deri tani ishin të ngrira për shkak të ligjit të imunitetit. Gjykata Kushtetuese ka hequr dyshimet e legjitimitetit të ngritura nga magjistratët e zonës lombarde. Por Konsulta e ka deklaruar të papranueshme kërkesën e tretë të Prokurorisë, për të vendosur nëse duhet arkivuar pozicioni i Berluskonit, i hetuar për nxitje korrupsioni kundrejt disa senatorëve të zgjedhur gjatë legjislaturës së kaluar.