E Diel, 1 Nëntor 2026

Nobel, kandidatët Roth, Oates dhe Oz

 

Autorët amerikanë Philip Roth dhe Joyce Carol Oates, si dhe shkrimtari izraelit Amos Oz janë përmendur dje si fituesit e mundshëm për Çmimin Nobel në Letërsi, vetëm një ditë përpara shpalljes së tyre. Shtypi i përditshëm në Stokholm, “Svenska Dagbladet” dhe “Dagens Nyheter” publikuan sondazhet me kritikë letrare dhe redaktorët kulturore, përpara se Akademia Suedezetë shpallë sot fituesin e shumëpritur. Rumunia e lindur në Gjermani,  romancierja Herta Muller, algjeriania Assia Djebar e lindur në Francë, si dhe poeti sirian Adonis (Ali Ahmed Said Asbar) janë gjithashtu ndër emrat e përmendur nga disa kritikë suedezë dhe ndërkombëtarë. Janë po këta emra të cilët qarkullojnë edhe në qendrat e basteve, që funksionojnë në Itali e Spanjë. Në krye të listës së basteve është shkrimtari izraelit Amos Oz, i ndjekur nga algjeriania Djebar. Në listën e 10 favoritëve, është edhe shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, me një kuotë prej 10/1, ndërkohë që lista e shkrimtarëve të vënë në lojë është tepër e gjatë. Nga sa duket Kadare është sërish larg fitores së çmimit Nobel për Letërsinë, ndonëse emri i tij ka vite që lakohet ndër kandidatët. Madje edhe pas kërkesave që i është bërë Akademisë Suedeze nga ana e akademikëve shqiptarë e kosovarë e së fundmi dhe nga Presidenti Topi. Megjithatë nga eksperienca, Akademia Suedeze, gjithnjë ka habitur me përzgjedhjet e saj. Kështu ishte edhe rasti i një viti më parë, kur fitoi romancieri Le Clezio. Ndoshta nuk duhen humbur shpresat edhe këtë vit.

Më të lakuarit

Philip Roth,                 Amerikë
Joyce Carol Oates,             Amerikë
Amos Oz,                 Izrael
Assia Djebar,             Algjeri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›