Gjimnaze, si do te funksionojne lendet me zgjedhje
Sipas burimeve nga Drejtoria Arsimore e Tiranes, duke u bazuar ne kurrikulen e re qe do vihet ne zbatim, nxenesit ne vitin e pare te arsimit te mesem nuk do te jene te detyruar te zgjedhin midis profilit natyror dhe atij shoqeror, por ne baze te deshires qe ata kane dhe duke vene ne pah prirjet qe ata zoterojne, do t'i zgjedhin vete lendet, te cilat ata mendojne se do t'u vlejne me tej ne jete. Kurrikula baze, shpjegojne specialistet, nenkupton lende te njejta per te gjithe nxenesit ne te gjitha gjimnazet e vendit, pra, e thene ndryshe, ne shkolla do te mesohet nje grup lendesh te domosdoshme per formimin e nxenesit. Ne ndryshim nga kurrikula me zgjedhje, lendet ne kurrikulen baze do te jene me detyrim ne te gjitha shkollat e arsimit te mesem ne vend. Ne kurrikulen baze do te perfshihen lende si Gjuha Shqipe, Letersia, Matematika, etj., te nevojshme keto per formimin e nxenesve. Ndryshe do te ndodhe ne kurrikulen me zgjedhje. Cdo shkolle, ne fillim te vitit shkollor, krahas lendeve me detyrim, do te pergatise per nxenesit e saj nje liste me lende me zgjedhje, nga te cilat nxenesi do te zgjedhe ato te cilat ai mendon se do t'i vlejne me tej ne formimin e tij shkollor.