E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi mohon akuzat, padi për Martin

Pas miratimit te raportit te Dik Martit, qe mban nen shënjestër kreun e qeverise se Kosovës, si kreu i një organizate kriminale, ka ardhur reagimi i kryeministrit Hashim Thaçi, qe i ka mohuar akuzat ndaj tij. Sipas Thaçit, i gjithë ky raport është i motivuar politikisht dhe ka si synim kryesor dëmtimin e imazhit te Kosovës I pyetur për vërtetësinë e akuzave, zoti Thaçi u shpreh se për këto çështje është dhëne një here vendimi nga Haga, Unmik-u dhe Eulex-i. Sa i përket qëndrimit qe do te mbaje kryeministri ndaj këtyre akuzave te forta, Thaçi tha se po shqyrton te gjitha hapësirat ligjore për te ngritur një padi penal ndaj Martit. Sa i përket qëndrimit qe do te mbaje Asambleja Parlamentare me 25 janar te vitit të ardhshëm Thaçi tha se shtetet e BE-së qe te mbajnë një qëndrim ne bllok pro Kosovës.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›