Haga nuk liron Haradinajn
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk do të lirohet me kusht, siç ishte paralajmëruar më pare nga gjykata e Hagës. Lideri i AAK-së pritej të vinte ketë te premte në Kosovë, për te qëndruar rreth një muaj, por tashme ai do te mbetet ne paraburgim. Fillimisht, trupi gjykues kishte marrë vendim pozitiv për lirimin e përkohshëm te Haradinajt, por pas ankesës së prokurorisë, vendimi është anulluar. Ne njoftimin e gjykatës se Hagës, thuhet se janë marrë për bazë ankesat e prokurorisë se me lirimin e të akuzuarit Haradinaj, ka mundësi që ai të ndikojë në dëshmitarët e çështjes. Në vendimin fillestar, gjykata kishte vendosur që ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Dukagjinit, Haradinaj, të vijë në Kosovë për një muaj, për arsye familjare, nga data 17 dhjetor, deri më 14 janar të vitit 2011.
Shpërndaje