Berluskoni largon Leonardon nga Milani
Autori i Lajmit: Redaksia
Leonardo nuk do të jetë më trajneri i Milanit. Këtë e ka konfirmuar vetë numri një i klubit kuqezi, Silvio Berluskoni.
“Leonardo do të largohet”. Shkurt, thjesht dhe qartë. Silvio Berluskoni konfirmon në këtë mënyrë divorcin me teknikun brazilian. “Jemi në bisedime, por nuk mund të them asgjë”, - shtoi bosi kuqezi lidhur me emrin më të mundshëm për të zëvendësuar Leon sezonin tjetër. Gjithashtu Berluskoni nuk i kursen kritikat në drejtim të 41-vjeçarit, kritika të cilat i ka përsëritur herë pas here gjatë këtij sezoni. “Është treguar shumë kokëfortë dhe skuadra ka luajtur keq”, - deklaroi presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni.
Ky lajm është publikuar: 30/04/2010