E Diel, 1 Nëntor 2026

Liga e Kampioneve Itali, finalistwve tw Inter u rezervohet pritje heroike

Autori i Lajmit: Redaksia

MILANO - Rreth 5 mijë tifozë kishin dalë në aeroportin e Malpensës në Milano për të pritur rikthimin e Interit nga Barcelona. Ata i janë përgjigjur deklaratës së bërë nga Murinjo pas ndeshjes, ku u kërkoi fansave të ishin në aeroport për të pritur heronjtë. Kualifikimi për në finalen e Champions League nuk ndodhte prej 38 vjetësh për skuadrën zikaltër dhe tifozët kanë qëndruar afro tre orë e gjysmë duke pritur ardhjen e lojtarëve. Avioni me skuadrën e Interit u ul në Malpensa në orën 2.28, ndërsa dalja e futbollistëve ka qenë me të vërtetë e vështirë përballë një turme e gjitha në delir. Murinjo ka qenë heroi i tifozëve zikaltër. Të gjithë kanë thirrur në kor emrin e tij, strategut që diti të thyejë skuadrën më të fortë të botës, ndonëse me një futboll jo shumë spektakolar. Ndërkohë, sërish kore ngacmuese për Balotelin, që edhe këtë herë është detyruar të dalë nga aeroporti me ndihmën e forcave të sigurisë. Sa u përket titujve të gazetave, në Angli, Spanjë apo Itali, të gjitha kanë ngritur në qiell teknikun portugez për eliminimin e Barcelonës. Interi fitoi 3-1 në “San Siro” dhe u mund 1-0 në Kamp Nou, ku iu desh të luante për 62 minuta me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq të Tiago Motës. Fotoja e Zhoze Murinjos me gëzimin e çmendur pas ndeshjes në Barcelonë ka qenë në faqe të parë të thuajse të gjitha gazetave evropiane ditën e enjte. “Mou, e meritove”, është titulli i madh i Marca-s, gazetës madrilene. “Cibeles fle i qetë”, titullon AS referuar zonës së shatërvanit ku festohen triumfet e mëdha në Madrid. Më tej ajo shkruan se Murinjo shkurorëzoi Barçën me një mbrojtje të jashtëzakonshme. Dy gazetat që njihen për simpatinë ndaj Realit të Madridit vënë në dukje edhe hapjen e impiantit të ujitjes në fund të ndeshjes, gjë që pengoi interistët të festonin. Ndërkohë, klimë tjetër në gazetat katalanase. “Erdhi vonë”, është titulli i El Mundo Deportivo referuar golit të Pikesë në minutën e 84-t. “Sport” hapet me fjalët e Guardiolës: “Duhet të ringrihemi, kemi ende La Ligën”, ndërsa kritikohet loja tepër mbrojtëse e Interit, që sipas kësaj gazete nuk mendoi fare të bëjë futboll. Nuk ka kaluar pa u vënë re ndërkohë as përplasja mes Viktor Valdes dhe Zhoze Murinjos në fundin e takimit, pasi portieri nuk lejonte që trajneri të festonte. Në Angli ndërkohë heroi ka qenë vetëm 1: Murinjo. “Kjo është Special One”, titullon Daily Mail, referuar nofkës së portugezit. “A ju kisha thënë se jam special”, është titulli i Daily Mirror. “Murinjo përshëndet orën më të bukura pasi pushton Kamp Noun”, shkruan prestigjiozja Times. Në finalen e 22 majit në Madrid, Interi do të ndeshet me Bajernin e Mynihut.

Mister ndërprerja e sinjalit

Një ndërhyrje të fuqishme sinjali e cila nuk mund të evitohej, i ka errësuar transmetimet në Madrid të Barça-Inter. Një sabotim misterioz, mbi të cilin tani po heton policia spanjolle, ka penguar mijëra banorë në mbrëmjen e së mërkurës në Madrid, për të parë në TV, Ligën e Kampionëve dhe gjysmëfinalen mes Barcelonës dhe Interit. Menjëherë pas fillimit të lojës, shkruan El Pais online, një ndërhyrje të fuqishme sinjali e cila nuk mund të evitohej, i ka errësuar transmetimet. Problemi nisi para ndeshjes dhe zgjati deri pak para fërshëllimës finale. Televizioni Rajonal "TeleMadrid", e cila dha live ndeshjen, foli për njëinterferencë të dyshimtë dhe është ankuar tek policia e shtetit. Të njëjtën gjë ka bërë dhe operatori i rrjetit Abertis Telekom. Në disa ekrane tw publikut mund të shikoheshin pa ndërprerje imazhet e ndeshjes, ndërsa në mijëra televizione të tjera imazhet ishin të ngrira. Nuk është e qartë nëse ajo qw ndodhi dje, mund të lidhet me rivalitetin e përjetshwm mes klubit katalanas, Barcelonës dhe klubit kryeqytetas spanjoll, Real i Madridit.

Ky lajm është publikuar: 30/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›