Shpërthimi i platformës së naftës, BP pranon ndihmën e ushtrisë
Autori i Lajmit: Redaksia
Njolla e madhe e naftës në Gjirin e Meksikës që sa vjen dhe përkeqësohet për shkak të derdhjes së vazhdueshme të naftës, ka bërë që zyrtarët qeveritare të ofrojnë ndihmë përmes forcave të tyre ushtarake. Por një drejtues i kompanisë së naftës BP tha për televizionin NBC ditën e djeshme se kompania do të pranonte ndihmën e ushtrisë amerikane. “Ne do të pranojmë ndihmë nga çdokush”, - tha Doug Suttles, shefi i shpimit dhe prodhimit në kompaninë BP. Inspektimet e reja rreth derdhjes së naftës nga një rafineri në Gjirin e Meksikës tregojnë se ndotja po përkeqësohet. Nënadmiralja e Rojeve Bregdetare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mary Landry, tha se është vlerësuar që çdo ditë po derdhen në det rreth 5 mijë fuçi nafte dhe se dëmi ishte pesë herë më i madh nga çmendohej fillimisht. Ajo tha se është zbuluar edhe një rrjedhje e tretë pranë platformës. Ekspertët thonë se mund tu duhet të paktën 3 muaj për të ndaluar derdhjen e mëtejshme. Ndërkohë meteorologët thonë se era po ndryshon drejtim dhe se deri të premten mund ta dërgojë naftën e derdhur gjer në breg. Derdhja filloi kur një platforme e naftës (Horizon Deepvater) shpërtheu javën e kaluar. Hetimi i përbashkët - nga Drejtoritë e Brendshme dhe Homeland Security - do të ketë fuqi aq sa të detyrojë dëshmitarë për të dëshmuar. Roja Bregdetare amerikane po përpiqet me ndihmën e 8 robotëve të nënujshëm të aktivizojë një valvul që do të ndërpriste rrjedhjen e naftës. Zyrtarët po shqyrtojnë edhe një plan për ti vënë zjarr njollës së naftës në vendin ku ajo gurgullon mbi sipërfaqe në përpjekje për të frenuar përhapjen. Roja Bregdetare thotë se, nëse gjendja nuk vihet nën kontroll, kjo mund të rezultojë në njërën prej rrjedhjeve më të mëdha të naftës në historinë amerikane. Nga pusi në fund të oqeanit rrjedh një sasi nafte e barabartë me rreth 1 mijë fuçi në ditë. Brigjet e shteteve Teksas, Misisipi, Florida dhe Luiziana janë në gjendje alarmi për një ndotje të mundshme.
Njëmbëdhjetë punëtorë të platformës rezultojnë të zhdukur dhe mendohet se kanë humbur jetën nga shpërthimi. Departamenti amerikan i Sigurisë së Vendit si dhe departamentet që merren me mbrojtjen e mjedisit kanë nisur një hetim të përbashkët. Një hetim të tillë po ndërmerr edhe Kongresi Amerikan.
Ky lajm është publikuar: 30/04/2010